Lajme

Takimi i parë që u kthye në tragjedi, si humbën jetën dy të rinjtë. Prindër të dy fëmijëve

Do të duhej që të ishte një ditë e këndshme, mirëpo rezultoi tragjike për një çift që sapo ishin njohur dhe sapo kishin lënë takimin e tyre të parë. Sarah Jayne Thomas 28 vjeç dhe Tim Grace 31 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik kur makina tip BMW doli nga rruga dhe u përplas me pemën në një autostradë në Britani të Madhe.

Policia tha se 31-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, që lëvizte me më shumë se 160 km/h. Të dy ishin të divorcuar dhe prindër të dy fëmijëve secili. Sarah dhe Tim sapo ishin njohur me njëri-tjetrin dhe ditën që ndodhi aksidenti ata kishin dalë për herë të parë në një takim.

Dëshmitarët i thanë policisë se e kishin parë çiftin në lokal duke porositur dy shishe verë, para se të largoheshin dhe të përfshiheshin në aksidentin tragjik.

Kurse një punonjës i lokalit u tha hetuesve se të dy dukeshin të dehur. Policia tha se automjeti tip BMW po udhëtonte me shpejtësi tepër të lartë dhe tej normave të lejuara. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u arrit në konkluzionin se 31-vjeçari kishte nivele të larta të alkoolit në gjak.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close