Lajme

“Takimi sekret” për 50 minuta Basha-Balla, negociuan në fundvit në një apartament. Njëri mori shkallët, tjetri ashensorin (VIDEO)

Zbulohen pamjet nga një takim i fshehtë mes ish-kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pamjet e publikuara sot për herë të parë në emisionin “Çim Peka Live”, u publikua video ekskluzive e takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën.

Çfarë ndodhi më 3 dhjetor 2022?

ORA 18.04- Në ambientin e takimit, flitet është apartamenti i një personi shumë të njohur të zgjedhur me votat e të dy politikanëve, vjen Lulzim Basha. Por jo me makinën e tij, por me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO. Makina e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, ndoshta për të shmangur rënien në sy. Ashensori është ulur dhe po pret që brenda të futet Lulzim Basha.

ORA 18.27- Brenda pallatit futet Taulant Balla.

Kalojnë mbi 50 minuta…

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi, por kësaj herë duke zbritur shkallët në këmbë.

Se çfarë është folur mes tyre, ende nuk dihet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close