Categories Lajme

Taksa e Rrugës së Kombit “përzë” banorët dhe bizneset nga Kosova

Ndonëse muaji tetor ishte i ngrohtë si asnjëherë tjetër, kjo nuk duket të jetë shfrytëzuar nga të huajt që vijnë me qëllime pushimi në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tetor  2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 337.603. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur me 11,0 %.

Nga këta, rreth 131 mijë, ose 38% e shtetasve të hyaj që kanë hyrë gjithsej në vend, kanë ardhur për qëllime pushime. Numri i të huajve që erdhën për pushimet në vendin tonë në tetor shënoi një rënie të ndjeshme prej 22.5% në krahasim me tetorin e një viti më parë.

Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, hyrjet e të cilëve ranë me 16% në tetor, ose rreth 15 mijë persona më pak se tetori i një viti më parë.

Rënia e hyrjeve të shtetasve nga Kosova përkon me fillimin e taksimit të rrugës Durrës-Kukës, 5 euro për një drejtim, e cila pas shumë debatesh filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shtatorit.

Fatos Shala, gazetar në Kosovë, tha për Monitor se përveç individëve që vijnë me pushime, taksa e rrugës po ndikon dhe për bizneset. Ai shton se sipas burimeve nga dogana e Kosovës, bizneset kanë filluar të hezitojnë të marrin rrugë për në Shqipëri. Taksa për një rrugë për një kamion varion nga 16.2 në 22.5 euro.

Përjashtuar muajin tetor, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Tetori është muaji i parë, kur fluksi i tyre shfaqet me rënie kaq të lartë.

Hyrjet e të huajve në rritje si 10 mujor
Sipas raportit të INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2018 është 5.399.426 duke u rritur me 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Tetor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Zvicra e cila ka patur rritjen më të madhe me 134,5 %, ulje kanë patur hyrjet e shtetasve nga Polonia me 71,8 %.

Në dhjetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Polonia me një rritjen të madhe prej 34,8 %.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Tetor 2018, janë 791.058 duke shënuar një ulje me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2018, është 471.582 krahasuar me Tetor 2017, ky numër është rritur 9,6 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2018, është 319.476. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur 17,0 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në dhjetëmujorin 2018, është 4.537.760, duke u rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME