Categories Lajme

Itali, kapet shqiptari me 140 kilogramë lëndë narkotike

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Finanza në komunën Belpasso të Catanias pasi iu gjetën mbi 140 kilogramë marijuanë, të fshehura brenda kamionit dhe në një banesë.

Agjentët e GDF panë daljen e kamionit nga një shtëpi e veçuar, e dyshuar si vend për ruajtjen e substancave të ndaluara, dhe urdhëruan shoferin të ndalonte.

Shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion për të marrë arratinë nëpër fusha, por u ndoq dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.

Në kamion u gjetën gjashtë pako me rreth 23 kilogramë marijuanë.

Kontrolli në shtëpi solli zbulimin e 30 pakove të tjera me 119 kile marijuanë. Shqiptari përfundoi në arrest, ashtu si dhe katanezi, pronar i shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME