Lajme

Talo Çela i iku policisë, por shoqërohet një tjetër “peshk i madh” në Elbasan (EMRI)

Mes të shoqëruarve në operacionin e REANEA-s në Elbasan është Kelmend Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë që i shumëkërkuari Talo Çela sërish ka shpëtuar nga ‘duart’ e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close