Categories Lajme

Tamponi për 8 mijë lekë/ Laboratori në Malësinë e Madhe ‘siguron’ kalimin jashtë kufirit pa probleme

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë “rekord” të përgjigjes për Covid 19!

Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në “dorë” dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor shkoi në laboratorin “Euro Lab”, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës tha se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në faqen e internetit janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe

Fiksi – Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.
Qytetari – Po, po bëjnë.
Fiksi – Ore zgjat shumë…
Qytetari – 20!
Fiksi – Ëëë?

Qytetari – 20 minuta.
Fiksi – Sa kushtonte?
Qytetari – 8 mijë lekë.
Fiksi – Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për…
Punonjësja e laboratorit – Mal të Zi!

Fiksi – Mal të Zi.
Punonjësja e laboratorit – Edhe don me bë tamponin?!
Fiksi – Normale.
Punonjësja e laboratorit – Një sekondë, një sekondë.
Fiksi – Më fal, më fal.
Punonjësja e laboratorit – Ose ec futu se nuk ka gjë.

Fiksi – Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s’po di.
Punonjësja e laboratorit – Ça ke mo burrë?
Fiksi – Jo s’kam asnjë gjë unë i shkreti.
Punonjësja e laboratorit – Ça të frikëson ty te na?
Fiksi – Jo.

Punonjësja e laboratorit – Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s’ka ça ndodh te na.
Fiksi – Sa vonon të lutem?
Punonjësja e laboratorit – Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.
Fiksi – S’është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s’ka problem.

Punonjësja e laboratorit – Ke patent?
Fiksi – Kam patent.
Punonjësja e laboratorit – Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.
Fiksi – Atë e di unë.
Punonjësja e laboratorit – Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.

Fiksi – Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë…
Punonjësi i laboratorit – Kam me të kthy 2 mijë.
Fiksi – Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te… në rregull.
Punonjësja e laboratorit – Atëherë, gjithë të mirat.
Fiksi – Të vij pas 10 minutash ta marr?

Punonjësja e laboratorit – 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.
Pas 15 minutash…
Fiksi – Të marrim përgjigjen.
Qytetari 2 – Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë…

Fiksi – Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?
Punonjësja e laboratorit 2 – Si e ke emrin?
Fiksi – … e ajo.
(Punonjësi bën gati fletën e analizave)
Punonjësi i laboratorit – Emri yt?

Fiksi – Po.
Punonjësja e laboratorit – … dhe …
Fiksi – Shumë faleminderit.
Punonjësja e laboratorit – Respekte!
Fiksi – Fiks në orar kemi ardh.

Dogana e Hanit të Hotit
Fiksi – Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?
Punonjësi i doganës – 72 orë.
Fiksi – 72 orë? Tani e bëra.
Punonjësi i doganës – 72 orë e ke.

Fiksi – E bërë në Koplik.
Punonjësi i doganës – Ëë?
Fiksi – Në Koplik e bëra.
Punonjësi i doganës – 72 orë e bëra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME