Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se, sot është dita e pestë, që transporti ndërqytetas i udhëtarëve është rregullisht në shërbim.
“Rinisja është graduale, ndërsa vullneti pozitiv i operatorëve po ndihmon respektimin e masave të sigurisë dhe po rikthen besimin te pasagjerët për linjat”, bën të ditur DPSHTRR-ja.
Sipas DPSHTRR, situata monitorohet në mënyrë dinamike, duke parë ecurinë dhe flukset në këtë fazë shumë të vështirë për operatorët, për zbatimin e protokolleve kundër COVID.