Categories Lajme

Të ardhurat nga investimet – 52 milionë euro në 6 muaj, por rezultati neto është negativ

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet e kryera jashtë vendit arritën vlerën e 52 milionë eurove në gjysmën e parë të këtij viti. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këto të ardhura janë rritur me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga investimet përfshijnë kryesisht të ardhurat e individëve dhe bizneseve shqiptare nga instrumentet financiare të zotëruara jashtë vendit.

Këtu përfshihen të ardhurat nga depozitat e vendosura jashtë, nga obligacionet dhe letrat e tjera të borxhit si edhe nga aksionet në kompani jorezidente. Në fakt, investimet e subjekteve shqiptare jashtë vendit kanë vlera të konsiderueshme, sidomos për pjesën që i takon sistemit bankar.

Një pjesë e mirë e aseteve në valutë investohen jashtë vendit, kryesisht në depozita dhe tituj borxhi, por pjesërisht edhe në hua. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit korrik aktivet jorezidente të sistemit bankar shqiptar kishte vlerën ekuivalente të 344 miliardë lekëve. Megjithëse vlera në vetvete është mjaft e madhe, duke pasur parasysh se normat shumë të ulëta të interesit në tregjet financiare, sidomos për euron, bëjnë që kthimi nga këto investime të jetë në nivele mjaft të ulëta.

Një vlerë të konsiderueshme kanë edhe investimet jashtë vendit përmes fondeve të investimit. Asetet e fondit Raiffeisen Invest në euro, në mesin e këtij viti, kishin vlerën ekuivalente të rreth 10 miliardë lekëve.

Megjithatë, për shkak të karakteristikave të ekonomisë shqiptare, e karakterizuar nga flukse të konsiderueshme të investimeve të huaja direkte, bilanci i të ardhurave nga investimet, në terma neto, është negativ. Për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimet në Shqipëri i tejkaluan me 178 milionë euro të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit./ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME