Lajme

Të arrestuarit/ Xhixha paralajmëron se do të bëhet i penduar: Do të rrëfej lidhjet e grupeve kriminale me politikën

31-vjeçari Besjan Xhixha bashkë me të arrestuarit e tjerë ka pasur reagim të fortë në sallën e Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur është përballur me Nuredin Dumanin.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se, Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokuror në SPAK që e mbështesnin”, ka thënë më tej ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close