Lajme

Të burgosurit me COVID-19 dërgohen tek Infektivi për kontroll të specializuar, policët e armatosur nuk i ndahen

Të burgosurit e infektuar me Covid-19 janë sjellë ditën e sotme në spitalin Infektiv. Ky transportim është bërë për një kontroll të specializuar nën masa të rrepta sigurie, teksa ruhen me efektivë policie të armatosur.

Në videon e publikuar nga ‘Balkan Web’ shihen ambulancat dhe efektivët e policisë me armë në duar. Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit.

Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dy ditë më parë hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close