fbpx
Lajme

“Të çlirohemi sa më parë nga kjo braktisje”, Basha nxjerr videon

Kryedemokrati Basha, gjatë vizitës së tij në Kukës, në vijim të turit të nisur nën sloganin “#PotëDëgjoj”, premton se që ditën e parë të ardhjes në pushtet do të heqë taksën e vendosur nga qeveria Rama për “Rrugën e Kombit”. Basha është ulur sot në një shtëpi të disa kuksianëve. Qytetarët ankohen për fëmijët që u janë larguar jashtë vendit, dhe këtë e thotë edhe njëri prej personave që diskuton me Bashën dhe punon shofer në linjën Tiranë-Bruksel.

Kryedemokrati u shpreh se rregullimi i ekonomisë, do të bëjë që linja në të cilën punon burri në fjalë të mbushet nga Brukseli në Kukës dhe jo anasjelltas. Basha shtoi në fund se gjëja e parë që do të bëjë është heqja e tarifës së “Rrugës së Kombit”.

Statusi

Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!
Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button