Categories Lajme

Të dyshuarve me covid u kërkohet të dalin nga shtëpia për të bërë tamponin

Skandal në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Elbasan. Pranë kësaj drejtorie në qytetin e Elbasanit, ku merren dhe kryhen shumë kategori analizash, nga ato për njerëzit deri te uji i pijshëm, bëhen edhe tamponet për të dyshuarit e infektuar me Covid.

Gazetari i Abc News në Elbasan Aldo Kozarja raporton se epidemiologët e drejtorisë së Shëndetit Publik nuk shkojnë në banesat e të dyshuarve me koronavirus, por u kërkojnë atyre që të paraqiten në godinën e Shëndetit Publik.

Duke u paraqitur në këtë drejtori për analizat e tamponit qytetarët e dyshuar me Covid jo vetëm që rrinë në rradhë në pritje, por rrezikojnë që nëse janë të prekur të infektojnë edhe persona të tjerë me të cilët kanë kontakte nga momenti që dalin nga banesa dhe deri kur rikthehen.

Kur në fakt, rregulli është i qartë, personit të dyshuar i shkon ambulanca me epidemiologët në shtëpi dhe i merr tamponin, pasi nuk duhet që të dalë nga banesa, por në Elbasan ky urdhër nuk zbatohet. Rasti është i ngjashëm me atë që ndodh edhe në Tiranë, ku dy ditë më parë, mjekja Entela Labaj në qendrën shëndetësore numër 4 në Tiranë u shpreh për Abc News se nëse një person është i infektuar me covid është i detyruar që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në qendrën shëndetësore për të bërë sidomos një gjilpërë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME