Categories Covid-19, Lajme

Të hënën, 15 mijë vaksina të tjera nga Pfizer

Manastirliu: Situatë delikate, duhet ndërgjegjësim për të shmangur infektimet Nga spitali Covid 3, ministrja Manastirliu tha se dozat e vaksinave që do të vijnë në ditët në vijim do të mundësojnë vaksinimin brenda dy javëve të të gjitha bluzave të bardha.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash”, tha ajo.

Pavarësisht se vaksinimi është shtrirë në disa qarqe, qytetarët nuk duhet të ulin vigjilencën, sepse situata është e rëndë dhe me shifra të larta infektimesh, por edhe viktima.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por është momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, u shpreh Manastirliu.

Stafet shëndetësore të spitalit COVID 3 në QSUT, kërkuan bashkëpunim me qytetarët dhe të mos neglizhojnë, të shkojnë në kohën e duhur në spital. Muaji shkurt ka shënuar shifrën më të lartë të fataliteteve nga Covid-19, ku vetëm në 48 orët e fundit kanë humbur jetën 41 persona. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME