Categories Lajme

Të hënën këshilli voton kupolën e re: Alibej, Rushaj, Tabaku e Duma nënkryetarët e rinj

Lulzim Basha,  ka vendosur te drejtoje partine demokratike në këtë mandat te trete ne opozite me nje ekip te ri.  Të hënën këshilli kombëtarë do të votoje për nënkryetarët e rinj të cilët tashmë nuk do të jenë 2 por 4, për kryesinë e re dhe për sekretariatet. RTV Ora ka mësuar se 4 nënkryetarët e rinj do të jenë Enkeljed Alibeaj, i cili do të mbaje edhe postin e nënkryetarit të kuvendit, Alfred Rushaj, i cili do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar, dhe dy gra: Jorida Tabaku e Grida Duma.

Të hënën në orën 18, partia demokratike do të zgjedh ekipin e ri që bashkë me kryetarin Lulzim absha, do të udhëheqin opozitën në 4 vitet e ardhshme. Këshilli kombëtarë do të zgjedh nënkryetarët erinj, se  kryetarët e rinj, kryesinë e re  si dhe drejtuesit e disa departamenteve.

Në ditët e fundit Lulzim Basha, ka takuar thuajse gjithë figurat kryesore të selisë blu, duke nisur me Edmond Spahon dhe Edi Palokën, të cilët pas 87 vitesh do të lënë  karrigen e nënkryetarit të partisë. Këto dy emra do të zëvendësohen nga Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nënkryetar i kuvendit, dhe Alfred Rushaj, i cili  krahas postit të nënkryetarit do të  jetë edhe  Kryetar  i  Grupit parlamentar.

Partia demokratike nga 30 gushti do të ketë 4 nënkryetar me detyra specifike këtë detyrë do ta mbajë Jorida Tabaku,  qe do të angazhohet në  marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma. Në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë demokratike, do të rikonfirmohet Gazmend Bardhi.  Ende nuk janë bërë publik emrat që do të jenë në krye të sekretariateve  të tjera të rëndësishme për organizimin e partisë demokratike përfshirë sekretarin organizativ, sekretarin për çështjet ligjore, sekretarin për çështjet zgjedhore apo atë për burimet njerëzore.

Të hënën pritet të kuptohet edhe qasja e Lulzim Bashës me kritikët e tij, pasi do të zgjidhet edhe kryesia e re e kjo do të tregoi nëqoftëse aty do të vazhdojë të jetë sfidanti në zgjedhjet brenda partisë, Fatbardh Kadilli  apo çfarë qëndrimi do të mbahet  për Bujar Nishanin që ka drejtuar këshillin e vjetër kombëtarë.  Të hënën Partia Demokratike me mbledhjen e këshillit kombëtarë do të vendos edhe sjelljen politike me kuvendin, pas më shumë se dy vitesh bojkot dhe mosnjohje të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME