Categories Lajme

Të jetosh mes malesh me një fëmijë, Kalvarti i vuajtjeve për Shaqe Markun

Te jetosh mes malesh, me nje femije, dhe kjo sepse jeta nuk eshte treguar aspak e drejte me ty. Pervec se duhet te rrisesh femijen e vogel, duhet te durosh mbi supe, edhe paragjykimet e fshatit. Fshati nuk e koncepton dot qe nje grua te rrise e vetme nje femije. Sipas tyre, ne shtepi duhet te jete domosdo figura e babait. Nuk ka rendesi nese ai ushtron dhune mbi ty, nese ai eshte agresiv, mjafton qe ai te jete. Nese babai nuk e do kete femije, atehere t’i duhet ta abortosh ate. Ky eshte sistemi patriarkal i cili eshte instaluar ne shume zona te vendit. Nje grua, nga nje zone e thelle e bashkise se vaut te dejes, vendosi qe te dilte kunder ketij sistemi, vendosi te dilte kunder vullnetit te burrit te saj. Do t’i kushtonte shume, por ajo vendosi te duronte cdo te keqe e te perplasej me faqe te panjohura ne jeten e saj, vetem e vetem qe ne jete te sillte nje femije.

Kalvarti i vuajtjeve per Shaqe Markut nisin qe ne moshen 29 vjecare, kur ajo vendos te martohet ne Podgorice te Malit te Zi. Humbja e femijes se pare dhe vdekja e bashkeshortit nuk ishin te vetmet momente te dhimbshme per Shaqe Markun, pas nje vizite qe ajo ben tek mjeku, i thone se t’i nuk mund te lindesh me. Duke respektuar kodet zakonore, ajo rikthehet pas 10 muajsh ne vendlindjen e saj, dhe pas gati 5 vitesh, martohet perseri. Pa cermoni, pa dasem kete here.Mrekullia ndodhi, lutjet qe Shaqja i kishte drejtuar Zotit, ishin degjuar. Ajo ngel shtatzane. Do tem und te sillte ne jete femijen e aq shume te deshiruar. Por ajo nuk e dinte qe ky do te ishte perseri fillimi i nje kalvari tjeter vuajtjesh, sepse burri me te cilin ajo ndante jeten prej disa vitesh, nuk e donte kete femije. Sipas Markut, tentativat dhe presionet e bashkeshortit kane qene te medha, aq sa ai e ka goditur me makine, kur ajo ishte disa muajshe shtatzane. Pas denoncimeve qe ka bere ne polici, asgje nuk ndodhi. Bashkeshorti endej i lire, dhe vazhdonte kercenimet per gruan e tij, per te hequr kete femije. Shaqe Marku vendos te kerkoje ndihme edhe tek shoqatat kunder dhunes ndaj grave e vajzave. E vetmja rruge, qe mendoi Shaqe Marku qe mund te shpetonte prej bashkeshortit, dhe vuajtjeve te saj, ishte Gjermania. Iku atje per te kerkuar azil. Kerkonte gjithashtu nje vend te qete, ku mund te lindte djalin qe priste. Por pas lindjes se djalit, per te filluan edhe problemet shendetesore

Para disa vitesh Gjermania e shpalli Shqiperine nje vend te sigurte dhe azilantet filluan te ktheheshin. Nje nder ta ishte tashme Shaqe Marku me djalin e saj. Tashme ajo jeten me djalin e saj ne kete fshat te thelle Te vaut te dejes, dhe kushtet e shtepise jane lemeritese, nuk kane asnje oredi shtepiake dhe asnje kusht minimal jetese. Jeton ne nje shtepi shume te vjeter qe ia kane lene familjaret qe ajo te mund te fuse koken. Sipas saj kjo ishte e vetmja ndihme qe i dhane familjaret e saj, pasi ne luften e saj per te mbajtur kete femije, nuk e kane mbeshtetur ne asnje moment. Duke qene nje shtepi e vjeter, me derrasa, pa cati, Shaqja tregon se ka pasur raste kur ka gjetur gjarperinj ne krevat te djalit.

Fshti i thelle ku jetojne nuk mundeson asnje mundesi jetese per kete familje. Nuk ka qender shndetesore, nuk ka nje shkolle, e kjo e ben akoma edhe me te veshtire jetesen e tyre. I kane kerkuar ndihme bashkise, por deri me tani, cdo gje ka mbetur tek premtimet. Edhe gjate pandemise, kjo familja ka vuajtur poamundesine e pasjes se produkteve baze te konsumit.
Gjendja shndetesore e Shaqe Markut akoma edhe sot eshte e veshtire, per shkak se ajo vuan nga disa semundje.
Vendi ku jeton, prej kohesh e ka mbytur edhe nga paragjykimet. Sepse sipas fshatit eshte nje mekat te rrisesh nje femije pa baba. Nena eshte e gatshme te shese edhe veshken e saj, nese do t’i jepej nje mundesi qe dikush ta ndihmonte qe te vazhdonte jeten me djalin diku tjeter, ne nje vend ku djali te mund te shkoje ne kopesht, te kete nje qender shendetesore afer. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME