Categories Lajme

“Të kap për flokësh moj morracake!”- Plas sherri mes dy motrave: T’i nxjerr zorrët! Intrigante, shtrigë! Kujdes me burrin tim se…

Dy motra , Vasilika dhe Kristina janë përplasur për një hapësirë toke 2400 metra katrorë që babai i saj e ka ndarë për 8 fëmijë.

Çështja është se asnjëra prej tyre nuk ka dokumente dhe mendojnë se i kanë përjashtuar dy vëllezërit e mëdhenj, tashmë të vdekur.

Por Vasilika është e bindur se Kristina ka marrë shpërblime monetare, ndaj e ka sjellë në rubrikën nga  “Shihemi në gjyq”.

Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Përkundrazi, fjalët ndaj njëra-tjetrës kanë qenë mjaft të ashpra e të rënda dhe ofenduese.

Vasilika: Ti duhet të mendosh atë që ne jemi rritur me morra në kokë,  more vesh? Dhe kemi fjetur në baltë. Nëna ty të la 2 vjeçe e gjysmë, mua 3 vjeçe. Duhet të bësh jo me hile.

Kristina: Unë e di kush po më shfrytëzon.

Vasilika: Ai burrë m’i ka hapur krahët  mua dhe vjehrra ime. Ti je hilacake.

Kristina: Kujt i thua hilacake ti?

Mustafa: Këto i kanë bërë komplet gjërat të fshehta.

Kristina: Po ti çfarë do këtu more UFO i Rrilës?

Vasilika: Është burri im ai, kam 50  vjet me atë unë!

Kristina: Ti shko nga ke ardhur!

Vasilika: Atë s’ke punë ta përzësh se të  kap për flokësh!

Kristina: Ti s’ke pse më kap mua!

Vasilika: Atë s’ke punë se e kam autorizuar unë. Ti morracake! Edhe unë morracake!

Kristina: S’ka gjë se unë kam qenë morracake dhe ti ke qenë.

Vasilika: Unë të kap t’i nxjerr zorrët!

Vasilika: Qelbësirë! Kemi fjetur në bajga!

Kristina: Shko kërko llogari te ato që po e shfrytëzojnë!

Vasilika: Ti do më japësh llogari se mua më përzënë!

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

Vasilika: Ti  ke ikur… ti i bën të gjitha.  S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.

Kristina: Ne pa  folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

Vasilika: Ajo u tremb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tremb.

Mustafa: Pse janë bërë grup? E kanë përjashtuar vetëm këtë nga lista!

Vasilika: Kujdes me burrin tim ti se s’kam 5 vjet me atë, kam 50 vjet.

Kristina: Ti nuk duhet të flasësh.

Vasilika: Të fus një kështu…

Kristina: Ti duhet të shohësh Rrilën.

Vasilika: Kjo shkonte hante e pinte me to, unë isha leckamane, nuk më donin mua këto. Ja si më bëri burri mua. Kemi 20 vjet në Itali shyqyr Zotit.

Kristina: Unë me ty e atë i kam mbyllur. Unë flas me zonjën Eni meqenëse më ka sjellë këtu.

Vasilika: Pusho llafazane!/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME