Lajme

Të lindësh fëmijë kur je ende fëmijë

Rumania është ndër vendet e para në Bashkimin Europian, për numrin më të lartë të nënave adoleshente.
Sipas Institutit Rumun të Statistikave, vajzat e reja lindin rreth 10 për qind të foshnjave çdo vit.

Edhe vitin e kaluar, lindjet që në adoleshencë i përjetuan 673 vajza nën 15 vjeçe dhe gati 16 mijë të tjera mes moshave 15 dhe 19 vjeçe.  Emilia, një grua 21-vjeçare nga Bukureshti, po rrit fëmijën e saj të tretë.
“Nuk isha as 16 vjeçe me fëmijën e parë. Ishte përvojë e vështirë por isha mësuar disi me kujdesjen për nipat dhe kushërinjtë e tjerë. Mami nuk donte që ta abortoja sepse jam fëmija i saj i njëmbëdhjetë, më e vogla.”
Edhe në 2021-in, foshnja e parë e vitit u lind nga një 15-vjeçare.
Ky fenomen i lindjeve që në rini vazhdon brez pas brezi, kryesisht nga minoriteti rom që e ka traditë martesën e vajzave në moshë të re. Organizatat joqeveritare thonë se fenomenin mendohet se e nxit edhe mungesa e edukimit seksual në shkolla apo infrastruktura e dobët për shpërndarjen falas të kontraceptivëve.

“Edukimi seksual është tabu edhe sot, edhe në këtë shekull. Unë u them vajzave se është më e lehtë ta parandalosh shtatzëninë apo një sëmundje seksualisht të transmetueshme, sesa të përballesh me pasojat” thote Daniela Draghici, vice-president “Sex vs the Stork” NGO
“Qeveria duhet ta vazhdojë programin e edukimit shëndetësor, pavarësisht kundërshtimit nga disa shoqata prindërish dhe nga Kisha. Nënat adoleshente janë të vetme, nuk kanë një partner dhe braktisin shkollën që të re.”

Edhe Emilia ka hequr dorë nga shkollimi që në moshën 12-vjeçare, dhe tani po i kushton të gjitha përpjekjet arsimimit të tre fëmijëve të saj. “Dëshiroj shumë që tre fëmijët e mi të shkojnë në kopsht, në shkollë, dhe që të mbarojnë shkollën e mesme dhe universitetin. Dua që ata të kenë të ardhmen që unë s’e pata kurrë.”

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: