Lajme

Të papriturat e motit, çfarë kanë parashikuar meteorologët për fundjavë

Mbrëmja e sotme dhe ditën e nesërme priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në qarqet Kukës dhe Dibër ato pritet të jenë deri në lokalisht mesatare, kryesisht gjatë mesditës.

Fundjava sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje, më e ndjeshme gjatë fundjavës.

Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lindje ato mund të zbresin deri në 300 m).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

Era

Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore dhe mesatare deri e fortë në pjesën veriore të territorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close