fbpx
Lajme

“Të parët e mi ishin luftëtarë të tij” – Çfarë më tha i ati i ministrit të jashtëm grek Dendias për Skënderbeun

Nga: Nebil Çika Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , ne te cilin jam përmendur edhe un.

Është e vërtete qe e kam takuar disa here të atin e tij .Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande . Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.

Origjinen e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashke me nje grup gazetaresh te tjerë ishim te ftuar ne Korfuz ne 1994 kur Gjermania i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE .Ne agjendë kishim edhe një vizite ne dhomën e Tregtisë se Korfuzit ku na priti z. Spiro Dede .

Ne zyrën e vet mbante bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Me beri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante ne një dhome tregtie heroin kombëtar te vendit tim. E di qe është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di te ke qene ? – e pyeta ,jo pa qellim.

Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :

“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun .

E para – ishte një gjeneral i madh !

E dyta- luftoi kundër turqve !

Dhe e treta ,qe është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij .”

Qe Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet ne dyshim , por për te gjaku nuk duket se ka rendësi . Rendësi ka si ndjehet e për ke punon ai dhe është e sigurt qe deri tani punon për Greqinë, ai eshte perfaqesues politik e elektoral i nacionalisteve grek te Nea Dhimokratise.

Qenia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % te gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai , 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Ram .

Gjaku ka rëndësinë e vete ne veprimet e një njeriu por ne kemi pare se shume here gjëmën ,si popull e komb, na e kane bere njerëz me gjak shqiptar apo ata gjakperzier.

Por me që lajmi u botua ne kuadër te marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva ,që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptar ishte!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button