Lajme

Të përjashtuar nga investimet/ Banorët në Vlorë denoncojnë për punët e pa bëra

Prej më tepër se dy vitesh në Vlorë ka nisur tashmë projekti për rehabilitimin e plotë të dy lagjeve të qytetit, “1 Maji” dhe “24 Maji”. Si pjesë e projektit në fjalë, duhet të ishte edhe blloku i banimit në rrugën “Prenjo Petoshati”, ku jetojnë më tepër se 200 familje çdo ditë. Ky bllok banimi mesa duket është përjashtuar nga projekti në fjalë ndërsa denoncimin e kanë bërë vetë banorët.

Këto janë pamjet e një prej rrugëve në lagjen 24 maji, në Vlorë. Gropat e mëdha janë mbushur me ujë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Banorët thonë se janë të shqetësuar për mungesën e investimeve.

Banorët: “Janë bllokuar të gjitha tubacionet, kanalizimet, është ngritur niveli më lartë nga ç’ka qenë”.

“Taksat i mer shteti, populli ikën nëpër ujë”. “Rruga këtu e 24 Majit, nuk ka ndryshuar asnjëherë”. Thonë se jeta e tyre është vështirësuar për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së vëmendjes nga shteti.

Banorët: “Po të vërë dorë shteti po. Ne që jemi moshë e madhe e kemi më të vështirë të kalojmë”.

“Më mirë të rrish pa bukë, dhe baltë jo. Taksat paguhen të gjitha, makinat shkatërrohen, pa drita, pa ujë”. Siç duket banorët do të vijojnë të jetojnë në kushte të tilla, pasi në  buxhetin e 2023, nuk ka patur asnjë fond të parashikuar për rehabilitimin e këtij blloku banimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close