Categories Lajme

Të prekurit nga tërmeti po kthehen në shtëpitë e tyre, Dritan Leli: Do bëjmë më të mirën për të prekurit

Me qindra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të strehuar në Vlorë po rikthehen në vendbanimet e tyre, duke iu kthyer kështu normalitetit të përditshëm. Më shumë se gjysma e tyre janë larguar nga qyteti bregdetar, ku aktualisht nga 1500 banorë që gjendeshin në Vlorë që nga e marta, kanë mbetur vetëm 550, të cilët vijojnë të jenë ende të akomoduar në hotele të ndryshme.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka ndjekur hap pas hapi situatën, është shprehur se dyert e vlonjatëve do të jenë gjithmonë të hapura për këdo, në çdo situatë. Leli tha se Vlora pas tërmetit ishte një shtëpi e hapur për të gjithë shqiptarët për të gjithë ata që patën probleme me dëmtimet e tërmeti dhe mikpritja ka qenë fantastike.

“Ne jemi duke bërë organizimin. Me njësitë hotelere kemi patur një takim orët e para të mëngjesit, ashtu sic edhe kanë qenë takimet disa herë në ditë dhe jemi në kontakt online 24 orë në ditë për çdo problematike që ato kanë dhe që banorët e Durrësit shfaqin. Sot pasdite kemi një takim tjetër për të parë numrin e banorëve nga Durrësi dhe Tiranë që janë akomoduar në njësit hoteliere dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe me gjithë shtabin e menaxhimit të kësaj krize të madhe që ka prekur shumë zemra shqiptarësh, të gjejmë hapësirën e duhur e të bëjmë më të mirën për akomodimin e këtyre njerëzve jo vetëm në Vlorë por ku të mundemi në të gjithë Shqipërinë”, theksoi ai. Tërmeti i së martës la pas 51 viktima me qindra të plagosur dhe dëme mjaft të mëdha materiale duke bërë që shumë qytetarë të prekura nga tërmeti 6.3 i shkallës Rihter të largohen drejtë qyteteve të ndryshme të Shqipërisë siç është edhe Vlora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME