Categories Lajme

Të qeshurat në parlament, deputeti i PD-së: S’më shqetëson fare, tregova të vërtetën e Lushnjës e mbarë vendit me doza humori

Fjalimi i tij në Parlament u shoqërua me të qeshura nga kreu i PD-së si dhe deputetët nga të dy krahët politikë, po deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se kjo gjë nuk përbën aspak problem.

Në një intervistë për Syri, Korreshi tha se kishte prekur të vërtetën e asaj që ndodh në Lushnjë e mbarë vendin po e kishte bërë në mënyrë gazmore.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrinë në foltore.

Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time.

Unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendecit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, tha ndër të tjera demokrati Korreshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME