Lajme

“Të rihapen hetimet për Kacifas”

Është zhvilluar këtë të shtunë ceremonia përkujtimore e tre vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Familjarët dhe të afërm ishin në ceremoninë që u zhvillua në Kishën e fshatit dhe më pas bënë homazhe në varrezat ku prehet I riu. Nëna e Kacifasit kërkoi sërish të hapen hetimet, pasi sipas saj djali nuk ka vrarë veten. Ata nuk janë aspak dakord me pushimin e çështjes dhe vendimin. Për këtë i ka mbështetur edhe deputeti i pavarur në parlamentin grek Kostandinos Bolinos, i cili ka pohuar se nuk mund të ketë vetëvrasje me dy plumba.

Ajo që Kacifas bëri ishte të tërhiqte vëmendjen tonë për komunitetin e  grekëve të lashtë të Shqipërisë jugore, ose Vorio Epirit.  Kjo ndodhi mund të përdoret si një urë lidhëse dashurie dhe bashkëpunimi  midis njerëzve të dy vendeve.  Nuk na bind që një person të ketë vrarë veten me dy plumba në kokë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti Vangjel Dule. Tre vite më parë mbeti i vrarë Kostandin Kacifas pas një shkëmbimi zjarri me efektivët e policisë. Hetimet u mbyllen me argumentin se i riu qëlloi veten.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: