Categories Lajme

‘Të rikthehem menjëherë në punë’/ Mposht koronavirusin, rrëqeth mjeku italian: Kanë nevojë për mua

Italia është gjunjëzuar nga koronavirusi, i cili ka marrë me mijëra jetë njerëzish dhe ka prekur dhjetëra mijëra të tjerë.

Të infektuar ka edhe nga personeli mjekësor, pasi ata janë në vijën e parë të rrezikut, teksa iu shërbejnë pacientëve. Një mjek 57-vjeçar ka arritur ta mposhtë virusin vdekjeprurës, ku menjëherë ka kërkuar të rikthehet në punë.

“Mua më shkoi mirë, temperaturën nuk e pata më të lartë se 37 gradë. Por dua të shkoj menjëherë në spital, sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë dhe aty ka shumë nevojë për mua”, thotë mjeku R. I.

I pyetur nëse izolimi është rruga e drejtë për t`u ndjekur, ai përgjigjet: “Po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje, e cila nuk është parë kurrë më parë”. Karantinën në shtëpi rrëfen se e kaloi mes kuzhinës, librave dhe kurseve online.

Alzano Lombardo ishte një prej vatrave të para në shpërthimit të virusit në Bergamo. Kriza atje nisi diku nga 22 apo 23 shkurti, e pak ditë më vonë, mjeku zbuloi se ishte dhe vetë pozitiv. “Të gjithë pacientëve, të rinj e të vjetër, u them të njëjtën gjë: do të bëjmë maksimumin tonë për t`ju shëruar”, shprehet R.I./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME