Lajme

Të rinjtë bëjnë për spital 18-vjeçarin, përfundon te Trauma

Një 18-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Traumës, pasi  është goditur me sende të forta  nga dy 19-vjeçarë, njëri banues në Lapardha dhe tjetri në Berat.  Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia e Beratit.

Njoftimi i policies, Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close