Lajme

Të shtëna armësh në Kombinat, plagoset 60 vjeçari

Të shtëna armësh janë raportuar para pak çastesh në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burimet flasin për një person të plagosur. I plagosuri me iniciale M.L., rreth 60 vjeç, është dërguar në spital. Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE, Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close