
Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë. Burime nga policia e Shkodrës thanë se Pjerin Brushtulli, rreth 50 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë.