
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Mësohet me autori/rët kanë hapur zjarr drejt një lokali që në atë moment ka qenë i mbyllur duke thyer xhamat.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.
Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia e Tiranës.