Lajme

Të shtëna me armë në Shkodër, plumbi depërton xhamin dhe përfundon në një banesë

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.

Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri. Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer.

Gazetari i Abc, Simon Shkreli raporton se në banesë ndodheshin banorët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete.

Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close