Lajme

Të shtëna me armë në Vlorë, vetplagoset një 43-vjeçar

Të shtëna arme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 43-vjeçar është vetëplagosur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin “Babicë e Madhe”. Dyshohet se shtetasi A. D., 43 vjeç është vetëplagosur me armë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime për media bëjnë me dije se 43-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe kështu dyshohet se ka ndodhur edhe ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close