Shkodër. Qëlloi me a rmë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40,
në lagjen Skënderbeg, shtetasi Kristian Kroni, për motive të dobta ka qëlluar me a rmë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Nikoll Dushaj.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.