Categories Lajme

VIDEO\ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Fushës së Druve në Vlorë. Policia është vënë në kërkim të një personi, që dyshohet se ka qëlluar në ajër. Aktualisht nuk raportohet për shtetas që të jenë lënduar. Të shtënat janë raportuar nga banorët. Forcat policore janë në vendngjarje e janë duke verifikuar se çfarë ka ndodhur.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se një person i identifikuar si Ervis Dollani ka qëlluar më armë në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka ndaluar personin, i cili sipas burimeve ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Mësohet se një përplasje mes disa personave i ka paraprirë nxjerrjes së armëve. Disa persona janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Autori është identifikuar si shtetasi Ervis Dollani, me origjinë nga Berati dhe rritur në Vlorë. Mësohet se Ervis Dollani kishte dalë një muaj më parë nga burgu. Ndërkohë gjatë konfliktit të sotëm, sipas policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka qëlluar mbi 5 herë në ajër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME