Lajme

Të shtënat me armë në Shkodër, FOTO: 28 vjeçari shkon i plagosur në spital (EMRI)

Edis Reçaj, 28 vjeç, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar rreth orës 22.00. Ai ka shkuar vetë në spital, me plagë arme zjarri në këmbë.

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për ngjarjen, por motivet e saj mbeten të paqarta. Gjithashtu, nuk dihet ende se cilët janë personat të cilët kanë qëlluar me armë drejt Edis Reçajt, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edis Reçaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja  e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar Blutë e Shkodrës për të shtënat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close