Lajme

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa mësohet se në spital ka shkuar me plagë shtetasi Edis Reçi, 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Reçi është paraqitur në spital me një plumb në gjurin e djathtë dhe më pas spitali ka njoftuar policinë.

Nga ana e bluve të Shkodrës po punohet për zbardhjen e plote si ka ndodhur ngjarja.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi  E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja  e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close