Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, mësohet se i plagosuri është shtetasi Gjovalin Rica. Mësohet se Rica është kryetar i seksionit të PD-së në njësinë administrative Ulzë, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur me një çifte.
Grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbulimin e të gjitha shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.