Categories Lajme

“Të të bëhet mirë”/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin kur 32-vjeçari hedh në përrua Neliva Pjetrin

Dy dëshmitarë që panë një burrë të shkarkonte trupin e pajetë të shqiptares Nevila Pjetri në bregun e përroit Parmignola, natën mes të shtunës dhe të dielës, dëgjuan autorin të thoshte: Të të bëhet mirë.

Sipas prokurorit të La Spezias është artizani 32-vjeçar Daniele Bedini, tashmë i arrestuar, ai që i ka thënë këto fjalë pas vrasjes në Marinella di Saranza.

Në bazë të provave të mbledhura nga karabinierët e drejtuar nga koloneli Andrea Fabi, kamionçina e bardhë në emër të zdrukthtarisë së babait të tij, e larë pak para mbërritjes së ushtrisë, ishte kapur nga një kamera sigurie e një lokali.

Mes provave të siguruara janë edhe rrobat që autori i dyshuar kishte veshur atë natë, të cilat përkojnë me ato që kanë parë dëshmitarët.

Një tjetër provë që ka në dorë policia është pistoleta e kalibrit 22, e cila u zhduk nga shtëpia e babait të tij disa ditë më parë dhe nuk është gjetur.

Dy plagët në trupin e Nevilës janë të përputhshme me të njëjtën pistoletë.

Të njëjtat plagë, ndër të tjera, janë edhe në kufomën e transeksualit Carlo Bertolotti, i cili u gjet i vrarë në po të njëjtën ditë me Nevilën. Brenda makinës së tij janë gjetur dy predha të përputhshme, tashmë të analizuara nga Parma Rises.

Në të dyja rastet janë zhdukur kuletat, celularët, sendet me vlerë dhe Bedini ka precedent për grabitje.

32-vjeçari pretendon se natën e vrasjes ka qenë në lokal me shokët.

Ai thotë: Isha me qenin dhe dy shokë të shtunën mbrëma. Qëndrova deri në 2 ose 3 të mëngjesit të Aisha, një vend në breg të detit të Marina di Carrara.

Dy shokët e 32-vjeçarit do të kontaktohen nga avokati I tij në orët në vijim.

Flet babai i 32-vjeçarit

Babai i tij, Enzo Roberto, mëngjesin kur mësoi për arrestimin e djalit të tij, në gjendje të rënduar psikologjike i ka dalë në mbrojte të birit, shkruan La Repubblica.

Ai flet me një zë të qetë dhe thotë se “ne e dimë se kush është në të vërtetë fëmija ynë.”

“Ai nuk është një vrasës, ai nuk është njeriu i keq që përshkruhet në gazeta. Është e vërtetë që ka pasur probleme me drogën, por ishte i pastër për një vit, mori një rrugë dhe doli shkëlqyeshëm.  Ka një vit që punon tetë orë në ditë me mua dhe klientët e konsiderojnë shumë të mirë. Kur mori një kthesë të keqe, e pashë në sy dhe i thashë nëse do të jetosh me ne, në këtë shtëpi, duhet të ndryshosh. E pashë në sy dhe ishte i pastër, siç kishte qenë prej disa kohësh. Unë jam “shkencëtari” më i mirë që mund të ketë. Pyes veten pse nuk bënë një test toksikologjik, do të ishte perfekt”.

Enzo Roberto nuk e mohon se djali i tij “kishte shkaktuar probleme kur kthehej nëpër rrugë me makinë natën”. Por sipas tij “kjo nuk do të thotë se ai është një vrasës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME