Lajme

‘Të vrasim djalin’, ky është biznesmeni që u kërcënua për tenderin 1 milionë euro

Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona.

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t’i vrisnin anëtarët e familjes.Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni ‘Tenderi‘ që solli arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.

Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët.

Firma ‘Meteo‘ e drejtuar nga Eral Myftaraj, ka qenë e ‘përkëdhelur‘ nga administrata e Tiranë dhe në rrethe duke siguruar një shumicë tenderash./VoxNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close