Categories Lajme

Të zhytur në borxhe dhe pa shtëpi, lotët e kësaj nëne vlonjate i prekin të gjithë, kërkon ndihmë në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’

E vetme në mesin e rrugës, e braktisur nga institucionet, Feride Dine, 78-vjeçarja nga Vlora, mbrëmjen e djeshme në mënyrë të pa precedent rreth orës 23 e 30 minuta telefonoi dhe kërkoi ndihmën e redaksisë së emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

Në mënyrë të menjëhershme, gazetarja e emisionit, Anila Ahmataj, shkoi në vendin ku ndodhej Feride Dine, e cila po qëndronte pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, duke protestuar në mënyrë të tillë se do të qëndronte aty për orë dhe ditë të tëra, pasi sipas saj, në mënyrë të padrejtë në qytetin e Vlorës i është marrë prona dhe ajo së bashku me familjen prej vitesh janë në mesin e rrugëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i uniformave blu, të cilët mbërritën në ambientet pranë gjykatës dhe tentuan të shoqëronin 78-vjeçaren pranë ambienteve të komisariatit për të dhënë dëshminë e saj. Por Feride Dine nuk pranoi, duke kërkuar që këtë dëshmi ta jepte për emisionin me “Zemër të Hapur”, e cila mes të tjerash rrëfeu gjendjen e saj ekonomike të mjerueshme, si dhe problemin shëndetësor që shoqëron prej vitesh bashkëshortin e saj 80-vjeçar, i cili gjendet në karrocë dhe i paralizuar.

 

 

Feride Dine shprehet se shtëpia në të cilën jetonte i është marrë dhe prej vitesh nëpërmjet institucioneve gjyqësore ka pritur shpërblimin që i takon. Por edhe pse në mënyrë ligjore, sipas Feride Dine, i ka fituar betejat gjyqësore, ajo dhe familja e saj po jetojnë në qiell të hapur dhe me shumë borxhe.

Mes lotësh dhe dhimbjes nëna apelon për ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi, pasi në sofrën e saj nuk ka asnjë kore bukë që të ushqehet dhe të mbaj frymën gjallë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME