fbpx
Lajme

Tejkaluan afatin e tamponit, ndalohet familja shqiptare në Greqi, familjari bën apel

Një familje shqiptare është bllokuar në Greqi në kufij, pasi pala greke nuk ka pranuar tamponin e kryer prej tyre megjithëse kishte dalë negativ. Kjo sepese familja kishte kryer tamponin 96 orë më parë, ndërkohë që shteti grek nuk e njeh pasi nuk duhet të ketë kaluar 72 orë. Në një interviste për Fax News, një nga të afërmit e familjes, i bën thirrje ambasadës shqiptare në Greqi që ta ndihmojnë dhe të marrin një zgjidhje , pasi djali i tij ka dy fëmijë të vegjël të cilët po mbahen të burgosur.

“Ka bërë tampon në Shqipëri. Kë bërë dhe aplikimin për të ardhur. Tamponin e ka realizuar 96 orë më parë, por duhen 72 orë. Dua ti bëj thirrje ambasadës për t’i ndihmuar. I kanë bllokuar në Athinë, kanë dy nipa të vegjël. I kanë futur qysh dje në burg. Fëmija qysh dje pa ngrënë. I kanë marrë dhe i kanë futur në burg me lloj-lloj njerëzish, ato po marrin infeksion. Djali im jeton në Greqi prej 22 vjetësh. Që dje, jemi munduar të takojmë ambasadën dhe askush nuk na është përgjigjur. Një fëmijë 8 vjeç të futet në burg, për tekat e Greqisë. Dje janë bllokuar 10 shqiptarë për çështjen e Greqisë. Të merren me hallet tona.”- u shpreh qytetari për Fax News.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button