Lajme

Tekstet shkollore falas këtë vit, Rama: 280 mijë nxënës do përfitojnë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me një lajm për nxënësit dhe prindërit, në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor. Sipas kryeministrit, nxënësit nga klasa 1-9 do marrin libra falas, ndërsa për gjimnazistët, do përfitojnë nxënësit që janë në nevojë. Sipas kryeministrit, nga ky vendim do përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES, dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: