Categories Lajme

Televizori i prishur fut në sherr klientin me pronarin, “Fat që nuk mori sqeparin që kishte në çantë”

Një grindje e nisur nga defekti i televizorit që nuk punonte për pak do kishte përfunduar në një tragjedi nëse klienti i nevrikosur do kishte nxjerrë pajisjet me të cilat po planifikonte të rregullonte shtëpinë e tij në kryeqytet. Burri i cili kishte blerë një sqepar për të restauruar banesën, vendosi që të meditonte dhe të qetësohej në një hotel në kryeqytet, por qetësinë e tij e prishi pronari që bëri maksimumin t’i shërbente.

Megjithatë kërkesa kryesore e A. S, ishte rregullimi i televizorit dhe kur ai nuk u rregullua i nxehur ai kërkoi të largohet. Por pronari nuk e lejoi dhe nuk pranoi që ai të dilte nga dhoma, mbasi kishte paguar paratë dhe nuk mund t’ia kthente pas dhe në këtë rrëmujë, të dy janë përleshur derisa klienti e ka goditur me gjithë çfarë kishte në dorë dhe më pas u largua.

Por në sportel ai kishte lënë identitetin e vërtetë dhe kur shkoi në banesën e tij në “Ali Dem” pa se aty kishte mbërritur më parë policia që i gjeti edhe çantën me të cilën e goditi 57-vjeçarin. Por në çantë ndodhej sqepari, që nga verifikimet e mëpasshme të agjentëve u konfirmua që ishte blerë në të njëjtën ditë për të kryer restaurimet.

Historia u tregua nga një agjent i komisariatit numër 3 që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, meqenëse hoteli ku ndodhi përleshja ishte mjaft afër me komisariatin. Dosja penale e policisë që bazohet mbi dëshmitë e administratorit dhe njërit prej pronarëve të Hotelit K.. tregon se si klienti me inicialet A.S u acarua ngaqë askush nuk po ia zgjidhte çështjen për televizorin e prishur që ai kishte në dhomën që prenotoi.

Ndërkaq oficerja e policisë me inicialet F.SH. që u dërgua për të këqyrur vendngjarjen shkruan se klienti e kishte goditur pronarin me një send të fortë dhe ishte larguar. Oficerja sidoqoftë shpjegon veprimet e kryera që nga blerja e sqeparit, qëndrimi i klientit dhe ikja e tij.

Paraprakisht për policinë dinamikën e konfliktit e shpjegoi 57-vjeçari B.M, me profesion ish-ushtarak e njëherazi njëri nga administratorët e hotelit, ku janë pronarë edhe anëtarë të tjerë të familjes së tij.

“Në hotel erdhi një person i quajtur A. S dhe kreu pagesën për një natë në hotel. Ka marrë çantën dhe u ngjit lart. Më vonë klienti na njoftoi se nuk punonte televizori, u ngjita lart  tek dhoma e tij dhe u mundova ta rregulloj, por nuk e rregullova dot”.

Në këtë moment administratori tregon se ju lut klientit të bënte pak durim sa të mbërrinte personi përgjegjës për rregullimin e televizorit.

“Klienti u përgjigj – t’i kam paguar lekët – dhe filloi të më ofendojë dhe të shajë. I thashë – hajde merr lekët dhe zhduku – dhe kur dola në korridor ndjeva një të goditur therëse mbas kokës”.

Sipas përshkrimeve të 57-vjeçarit klienti i hodhi në kokë çantën e zezë që ai kishte dhe që mbas shoqërimit të klientit që u gjet duke u kthyer në banesë atij ju gjet me vete çanta, brenda të cilës nga kontrolli u zbulua një sqepar.

“Sqepari me bisht material druri me gjatësi 35 cm dhe me kokë material hekuri u sekuestrua”, deklaron policia.

Por ndërkohë versioni i klientit është jo vetëm justifikues, mbasi për policinë edhe ai kishte dëmtime dhe fraktura në nofulla që i janë shkaktuar nga sulmi që ka kryer administratori i hotelit. Sipas 41-vjeçarit A. S. ai e pagoi dhomën me vlerën e 3 mijë lekëve dhe sipas rregullave u ngjit për të pushuar dhe për të qëndruar vetëm.

Por më pas ndjeu një trokitje në derë, ndonëse nuk kishte kërkuar asnjë shërbim.

“Kam shkuar tek recepsioni dhe kam biseduar me një person që më tha se dhoma kushton 30. Pasi ramë dakord mora çelësin dhe u ngjita, ndërkohë që personi më tha do vij të shikoj kondicionerin. Ndërsa unë i kam thënë – nuk ka nevojë dua vetëm të pushoj. Pas pak minutash vjen ky person dhe i tregova ok kondicioneri është pa problem, por nuk punon televizori”.

Pikërisht duke parë mundimin e administratorit që po tentonte ta rregullonte, teksa kishte nevojë të qëndronte vetëm klienti i ka kërkuar burrit që të largohej.

“Duke parë si rrotullohej dhe lëvizte, i thashë nëse nuk e rregullon unë po iki fare dhe në këtë çast ai u revoltua dhe nisi të më shajë me fjalë ofenduese të rënda”, tregon i dyshuari i policisë numër 1.

Burri i shpjegon policisë se me vete kishte çantat e punës ku kishte mjetet që do t’i përdorte për rregullimin e banesës së degraduar. Kur vendosi të hedhë në krahë 2 çantat e mëdha dhe të voglin në sup, dëgjoi sërish ofendime dhe kërcënime. Ai ishte duke dalë kur ka dëgjuar sharjet që ia kanë sosur durimin.

“Në këtë moment i hodha sipër çantën e vogël që kisha në dorë dhe brenda të cilës ishte sqepari  dhe më pas grindja dhe përplasja vazhdoi në korridor derisa unë kam mundur të dal jashtë hotelit”. Pyetjes së policisë se përse e kishte me vete sqeparin dhe përse po pushonte në hotel ai i përgjigjet: I kam mjete pune, sqeparin e bleva atë ditë se do bëj riparime të shtëpisë së vjetër që e kam në Ali Dem. Doja të pushoja e të qëndroja vetëm, por s’më lanë.

I dyshuari këmbëngul se hedhjen e çantës brenda të cilës gjendej sqepari e bëri për vetëmbrojtje dhe krejt instinktivisht. “Po largohesha dhe administratori vinte mbas meje, ai më qëlloi dhe nuk ndalonte”, rrëfen i akuzuari para komisariatit numër 1.

Edhe klienti me sqepar është pajisur me akt ekspertimi, ndërkohë që veç kësaj ndaj tij policia ngriti akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Ndërkaq, policia i thotë se ka kryer kontrolle në hotel me shpresën se në korridore do konstatonte kamera sigurie, por pa asnjë rezultat. Në këto kushte ne administruam si të besueshëm versionin e administratorit, përderisa vetëm 57-vjeçari dorëzoi kallëzim. Kurse klienti deklaroi se as që kishte ndërmend të kallëzonte rrahjen, mbasi kishte shumë punë në shtëpi dhe pak besim tek autoritetet. /Gazeta Si

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME