Lajme

Temperatura -17°C dhe dëborë, ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore

Veriu, verilindja e vendit dhe një pjesë e juglindjes së vendit janë “pushtuar” nga dëbora. Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë shumë kujdes. Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” mbyllet njoftimi i ARRSH. Java që vjen pritet që të jetë akoma më e vështirë me temperatura shumë të ulëta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close