Categories Lajme

Temperatura deri në 25 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë territorin gjatë paradites, ku më të dendura paraqiten në zonat lindore.

Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në jug – juglindje dhe verilindje duke krijuar mundësin për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi kontinentin Europian duke diktuar kthjellime dhe temperatura në rritje. Konkretisht me diell do të paraqiten Jugu, qendra dhe perëndimi i Europës. Ndërsa me vranësira, reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra ere do kenë Lindja dhe Veriu i Europës.

Kosova Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi territorin e Kosovës duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të pakët në jug.

Maqedonia e Veriut Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në MV deri pas mesditës kur do ketë zhvillim të vranësirave në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME