Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare. Përgjatë ditës parashikohen reshje të izoluara shiu përreth relieveve kodrinore-malore të territorit, kryesisht në pjesën jugore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë saj dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-17m/s. Valëzimi në dete, parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 8/20 Diell Kukës 3/17 Diell re Lezhë 8/21 Diell Dibër 1/17 Diell re Durrës 10/23 Diell Tiranë 9/23 Diell Elbasan 7/23 Diell re Berat 6/25 Diell re Vlorë 7/24 Diell re Korçë 2/18 Diell re Gjirokastër 3/23 Diell re Sarandë 7/23 Diell re..