Lajme

Temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të PARAQITET në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëbores do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit KU qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora.

Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.Temperaturat e ajrit do të BIEN sërish në mëngjes, POR MBETEN knstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Ftohtë dhe ngrica në republikën e kosovës; Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta POR gjatë orëvë të pasdites pritet përmirësim i përkohëshëm i motit duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime POR serish ngricat dhe lagështira e lartë në ajër do të bëjë që ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit në kosovë do të zbresin deri ne -7°C dhe maksimalet do te ngjiten jo më shumë se 4°C.

Maqedonia e Veriut

Presioni i ulët atmosferik do të karakterizojë kushtet e motit në republiken e MV, për pasojë vranësira dhe reshje dëbore do të ketë gjatë orëve të paradites POR me intensitet të ulët. Pas-mesdite dhe ne vijim, priten herë pas here kthjellime të përkohëshme.

Gjatë natës sërisht vranësirat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Temperaturat e ulëta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës KU minimalet regjistrohen deri në -6°C dhe maksimalet jo më shumë se 5°C.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli i Ballkanit, Ishujt britanikë dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët POR i ftohtë të jetë dominant përgjatë gjithë 24 –orëshit.

POR do të vijojë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica i gjithë gadishulli i Ballkanit; si pasojë e masave të ftohta me origjinë verilindore.

Po ashtu, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura ekstremisht të ulëta MBETET situata meteorologjike në Europën Lindore dhe vendet Nordike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close