Lajme

Temperaturat do të rriten në mëngjes, çfarë surprizash na sjell moti sot

Ultësira perëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë të fokusuara në zonat malore. Por në orët vijuese vranësirat e pakta do të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulët. Bregdeti dhe pas mesdite do të vijoj të dominohet nga kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.

Vlerat e larta barike që po mbizotërojnë në territorin e Kosovës do të sjellin në orët e para të ditës mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. POR sërisht pasditja do të sjelli kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Republika e MV vijon paraditet ti ketë në mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë territorin. PO ashtu edhe gjatë pasdites parashikohet që orët me diell të jenë të shumta, POR herë pas here pritet të ketë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave.

Pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë me kthjellimeve në, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta vranësirash. Gjithashtu me kthjellime dhe vranësira të pakta do të vijojnë të jenë Qendra e kontinentit dhe Britania e Madhe. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Skandinavia, Lindja e kontinentit dhe Alpet e Europës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close