fbpx
Lajme

Temperaturat e larta nxjerrin vlonjatët në rrugë, nuk mbajnë maska dhe doreza

Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit kanë bërë që shumë qytetarët në Vlorë të dalin në rrugë.

Por daljet në rrugë nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse, duke dalë pa maskë dhe doreza.

Ndërkohë, lëvizja e automjeteve ka qenë më e paktë, duke lëvizur vetëm makinat e kompanive me autorizim.

Në farmaci, ashtu si në shumë qytete të vendit, nuk ka maska dhe dezinfektantë.

Nga ana tjetër, në mbrëmje është gjobitur një këmbësor i cili ka thyer shtetrrethimin pas orës 18:00.

Ndërsa 6 automjete janë bllokuar pasi kanë thyer rregullin e lëvizjes, dhe 2 shoferëve u është hequr leja e drejtimit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button