fbpx
Lajme

Temperaturat e ulëta problem për reumatizmën, reumatologia: I ftohti shton numrin e pacientëve

I ftohti shton dhimbjet e kyçeve tek personat që vuajnë nga problemet reumatizmale. Mjekja reumatologe në spitalin “Hygeia” në Tiranë Blerina Dhamo tregon se me uljen e temperaturave numri i pacientëve që kanë i kërkuar ndihmë është rritur.

“Disa nga pacientët kanë përjetuar shtim të dhimbjes së kyçeve, këto ditë që kemi edhe temperaturave të ulëta. Ndërkohë për shkak të ndryshimeve  të temperaturave, ndodh një ulje e fluksit të gjakut në duar në këmbë dhe kemi spazëm të muskujve që shtojnë dhimbjet”, shprehet ajo. Rëndim të sëmundjes shfaqin dhe ata që vuajnë nga sklerodermia. “Është një sëmundje shumë e rëndë reumatizmale që prek lëkurën organet e brendshme dhe për shkak të uljes së temperaturave enët e gjakut ngushtohen shumë duke ulur qarkullimin e gjakut nëpër inde dhe duke shkaktuar plagë nëpër gishta”, thotë mjekja.

Personave që  ndjejnë këto shqetësime mjekja reumatologe e Spitalit “Hygeia” në Tiranë Blerina Dhamo  iu këshillon.. “Duhet të shmangen daljet kur temperaturat janë shumë të ulëta. Të përdorin veshje të ngrohta, por të lehta. Të mbajnë kompresa të ngrohta në momentin që ndjejnë dhimbje”, thotë ajo. Nëse sëmundja iu agravohet mjekja iu sugjeron konsultën me specialistin./abcnews.al/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close