Categories Lajme

Temperaturat vijojnë rritjen, në disa zona priten vranësira, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar; gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në zonat e ulëta dhe në një pjesë të mirë të bregdeti. Gjatë natës i gjithë vendi vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë momente me pika shiu në zona të thella malore. Orët e vona të pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën.

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të RMV. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht për ti’a lënë vendin motit të kthjellët.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor dhe në Gadishullin Iberik. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme paraqiten; Alpet e Europës si edhe Lindja e kontinentit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME