Categories Lajme

Tenderat 2018/ “Classic” i Papulit, 210 mln lekë tendera pa garë reale

Nga Boldnews.al Kompania “Classic”, në pronësi të Agron Papulit, gjatë vitit 2018 është shpallur fitues në 5 tendera, me vlerë totale rreth 210 milionë lekë (të vjetra), në procedura pa konkurencë.Në 3 prej këtyre tenderave, të identifikuar nga “Boldnews.al”, ‘Classic” ka qenë pjesëmarrës i vetëm. Ndërsa në dy të tjerë, kompania e Agron Papulit është shpallur fituese, pasi konkurentët u skualifikuan, për shkak se nuk kishin dorëzuar asnjë dokument të kërkuar nga operatorët ekonomikë.

Konkurent i vetëm Në bazë të të dhënave të Buletinit të Prokurimeve Publike, kompania “Classic” ka qenë pjesëmarrëse e vetme në tenderat e zhvilluar gjatë vitit 2018 nga Bashkia Durrës, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Bashkia Durrës Në 25 Qershor 2018, Bashkia e Durrësit shpall kompaninë “Classic” fitues të tenderit për blerje automjetesh për Policinë Bashkiake.

Në këtë tender, “Classic” ishte kompania e vetme pjesëmarrëse dhe ajo ofroi ofertën e 31 milionë lekëve (të vjetra).

Agjencia e Zhvillimit Rural Në 23 Korrik 2018, kompania “Classic” shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor për riparim dhe mirëmbajtje të automjeteve të institucionit. Kompania e drejtuar nga Agron Papuli ishte konkurente e vetme dhe, në këtë tender ofroi shërbimet e saj kundrejt vlerës së 15 milionë lekëve (të vjetra).

Instituti i Mjekësisë Ligjore
Ky institucion e ka pasur të thjeshtë të shpallë kompaninë “Classic” fituese të tenderit për “marrje me qera operacionale”, të zhvilluar në Korrik 2018.

Shoqëria “Classic” ishte e vetmja që u paraqit në këtë rast prokurimi publik, duke ofruar shërbimin e saj për vlerën e 41 milionë lekëve (të vjetra).

Skualifikim i rivalëve Në dy tendera të tjerë, të identifikuar nga “Boldnews.al” për vitin 2018, kompania “Classic” është shpallur fituese, pasi komisionet e vlerësimit të ofertave të organizuesve të tenderit kanë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Në Maj 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur fituesit e disa lote tenderi për blerje automjetesh për institucione të ndryshme.

Kompania “Classic” është shpallur fituese e tenderit për blerje automjeti për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, pasi dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse, “Albania Motor” dhe “Porsche Albania” janë skualifikuar nga gara, njëra për mungesë të disa dokumentave, tjetra për mungesë të plotë dokumentacioni.

Pas skualifikimit të rivalëve, kompania “Classic” u shpall fituese, duke ofruar vlerën e rreth 99 milionë lekë (të vjetra).

Inspektorati Shtetëror i Punës Në të njëjtin Buletin të Prokurimeve Publike, të muajit Maj 2018, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur kompaninë “Classic” fituese të tenderit për blerje automjeti për institucionin e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

“Classic” është shpallur fituese e tenderit, duke ofruar vlerën 36 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që konkurenti tjetër, “Porsche Albania” u skualifikua, për shkak se “nuk ka paraqitur asnjë prej dokumentave të kërkuar nga DT”, siç citohet në Buletinin e Prokurimit Publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME